SHBA, ja sa vota mori Trump dhe Clinton

515
Sigal

Publikohen rezultatet zyrtare nga zgjedhjet presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave ndërkombëtare, kandidati republikan Doland Trump ka marrë 62972226 vota nga qytetarët e SHBA, ndërsa rivalja e tij demokrate, 62277750.

Po ashtu, mësohet se Kolegji ka votuar me 306 vota pro Trump, ndërsa për Clinton 232 të tilla. Ndonëse Clinton kishte më shumë vota nga populli, legjislacioni në fuqi i zgjedhjeve në SHBA i jep të drejtën e zgjedhjes Kolegjit.

Manjati njujorkez i pasurive të paluajtshme, Donald Trump, presidenti i 45-të, do të drejtojë SHBA-të për katër vitet e ardhshme. Përveç marrjes së Shtëpisë së Bardhë, republikanët marrin kontrollin e Senatit dhe të Kongresit në Amerikë. S’ka ndodhur kurrë që të zgjidhet president një njeri që nuk ka shërbyer më parë në qeverinë amerikane.