Shkodër, përmbytet xhamia e Plumit

593
Sigal

Mjaftojnë reshjet e para në stinën e dimrit dhe prej 26 vitesh, xhamia e Plumbit në Shkoder, monument kulture zhytet në ujë.

Dëmtimet që ka pësuar në gjithë këto vite kanë qënë të shumta dhe për muaj të tërë, ajo nuk mund të përdoret nga besimtarët mysliman për kryerjen e ritualeve fetare.

Kjo problematike me përmbytjen është premtuar se do të marrë zgjidhje që në vitin 1990, por në terren asnjëherë nuk nisi puna për ndërhyrje. Por duket se drita jeshile për ndërhyrje do të ndizet vetëm në 2017-en, pasi ministria e Kulturës në bashkëpunim me TIKA-n Turke po punojnë për zbatimin e një projekti që parashikon bonifikin e saj dhe vendosjen e një stacioni pompimi që bën largimin e ujrave. Përveç xhamisë, përmbytjes pritet ti shpëtojë edhe lagjia e vjetër “Ajasëm”.

Kjo xhami, monument kulture i kategorisë së parë u ndërtua 243 vite më parë dhe arriti tu rezistojë faktorëve të ndryshëm natyrore e historik, por që së fundmi ka marrë goditje të shumta si pasojë e vërshimit të ujrave.