Serbia në BE? Deputeti gjerman “Vetëm kur të njoh Kosovën shtet”

509
Sigal

Deputeti gjerman i partisë SDP, Dietmar Nietan thotë se Serbia nuk mund t’i bashkohet BE-së më herët se pesë vjet, ndërsa kur negociatat e pranimit do të vijnë drejt fundit, Beogradi do të duhet që para anëtarësimit të njoh Kosovën si shtet të pavarur. I pyetur nëse kryeministri serb, Aleksandar Vucic gëzon një lloj bonusi si “një nxënës model” kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Prishtinën, ai pranoi se, duke pasur parasysh të kaluarën nacionaliste në SNS, kishte shqetësime rreth një përkeqësimi të mundshëm të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por Vucic e ka “befasuar për të mirë”, duke treguar se ai është “forcë konstruktive”. I pyetur nëse Serbia përpara se të bashkohet BE-ja do të marrë një kërkesë për një njohje të qartë të pavarësisë së Kosovës, diplomati gjerman u përgjigj shkurt “Po, kjo do të ndodhë, por vetëm në fund”.