Shefja e FMN-së Christine Lagard nën hetim për mashtrim

682
Sigal

Shefja e FMN-së Christine Lagarde është vënë dje nën hetim për neglizhencë në një rast mashtrimi. Legarde akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Bernard Tapie në një çështje arbitrazhi, ku ai fitoi 400 milionë euro. Ajo është marrë disa herë në pyetje për rolin e saj në këtë çështje e cila përkon me kohën që ajo ishte ministre e financave në qeverinë e presidentit Nicolas Sarkozy. Tapie, i cili kishte mbështetur Sarkozy-n në zgjedhjet presidenciale të 2007-ës kishte marrë 400 milion euro në zgjidhje të një mosmarrëveshjeje që prekte bankën shtetërore. Rasti i tij më vonë u gjykua më vonë nga Lagard në një panel arbitrazhi prej 3 anëtarësh, të cilët morën vendimin për ta kompensuar. Legard, e cila është marrë disa herë në pyetje ka përsëritur se nuk ka kryer asnjë vepër penale në këtë rast. Edhe pse nën hetim, theksohet se Lagard nuk do të çohet në gjyq. Sipas analistëve, zhvillimi i fundit vetëm sa do të ngrejë pikëpyetje mbi pjesën tjetër të mandatit të saj në FMN, i cili përfundon në 2016. Lagard tha për agjencinë e lajmeve AFP se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen nga FMN. Christine Lagard ka fituar reputacion për ndërmjetësimin e marrëveshjeve nën presion në momentet që Europa kalonte situata të vështira ekonomike. Ndërsa revista Forbes e ka renditur në 2013-ën si gruan e 7 më me ndikim në botë.