Serbia kërcënon me hakmarrje Malin e Zi dhe Maqedoninë

396
Ministri serb i Punëve të jashtme, Ivica Daçiç, lidhur me votimin e Malit të Zi e Maqedonisë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s për Kosovën, ka thënë se ai votim do të reflektohet në marrëdhëniet e tyre me Serbinë.
“Do të mbetet njollë në marrëdhëniet tona. Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia nuk na shikon ne si prioritet, as ata nuk do të jenë prioritet për ne”, ka thënë Ivica Daçiç, shkruanjnë mediat. “Do të kenë edhe ata ndonjë kërkesë në organizatat ndërkombëtare të cilat ne nuk do t’i përkrahim”, ka theksuar Daçiç.
Sigal