Sarkozi: Kjo mund të jetë lufta e tretë botërore, Lindja dhe Perëndimi të bashkëpunojnë

48
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy, në vizitë në Abu Dabi, i bëri sot thirrje Lindjes dhe Perëndimit të bashkëpunojnë krah për krah në luftën kundër xhihadistëve duke kërkuar edhe dërgimin e trupave arabe në terren në Siri.
“Me xhihadistët nuk mund të ketë kompromis”, u shpreh Sarkozy gjatë një fjalimi në Qendrën e Kërkimit dhe Hulumtimeve Strategjike në Emiratet e Bashkuara (ECSSR).
“Kjo është ndoshta Lufta e Tretë Botërore, një luftë midis civilizimit dhe barbarisë”, pohoi ai duke shtuar se “kjo luftë nuk mund të fitohet vetëm me anë të asgjësimit të plotë të ekstremistëve, xhihadistëve dhe terroristëve”