Rusia akuza FBI-së për kontrolle në konsullatën e San Fransiskos

Ministrija e jashtme e Rusisë akuzoi FBI-në për planifikimin e kontrolleve sot në konsullatën e saj në San Francisco, pas urdhërit amerikan për mbylljen e kësaj konsullate.

Një zëdhënëse e ministrisë, tha se kontrollet, të cilat zyrtarët amerikanë nuk i kanë konfirmuar, “do të përbënin një kërcënim të drejtpëdrejtë për sigurinë e shtetasve rusë”.

Ndërkohë, në konsullatë janë thirrur zjarrfikësit, pasi nga oxhaku i ndërtesës u pa të dilte tym i zi, por ata nuk janë lejuar të hyjnë. Zjarrfikësit arritën në përfundimin se zjarri është kufizuar tek një oxhak diku në godinë.

Një zëdhënëse e zjarrfikëseve të San Franciscos i tha gazetarëve se ishte e pakuptimtë ndezja e oxhakut në një ditë kur temperatura jashtë është 35 gradë Celsius.

Zyrtarët amerikanë të enjten i kërkuan Rusinë të mbyllë tre ndërtesa diplomatike në Shtetet e Bashkuara, pjesë e konfliktit të vazhdueshëm midis të dy vendeve rreth sanksioneve amerikane ndaj Moskës. Zyrtarët amerikanë thonë se veprimi u ndërmor në përgjigje të kërkesës që Moska i bëri Uashingtonit muajin e kaluar për pakësimin me 755 vetë të personelit të saj diplomatik në Rusi. Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit tha se afati për mbylljen e kosnullatës ruse në San Fransisco është 2 shtatori.