Rusi, ndalet puna në centralin atomik turk

489
Zyrtarët e Turqisë thonë se Rusia e ka ndalur punën në ndërtimin e centralit të parë të planifikuar të Turqisë, për shkak të raporteve të tensionuara ndërmjet dy shteteve.
Turqia rrëzoi një aeroplan luftarak rus në kufirin sirian më 24 nëntor dhe kjo ka shkaktuar sanksione ekonomike nga ana e Moskës kundër Ankarasë.
Zyrtarë të energjisë në Turqi kanë thënë sot se kompania shtetërore atomike ruse, Rosatom, nuk e ka përfunduar kontratën për ndërtimin e centralit në qytetin jugor, Akuju, dhe heziton ta bëjë këtë.
Megjithatë, zyrtarët thonë se Turqia po i vlerëson kandidatët e tjerë potencialë, për projektin i cili ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh.
Sigal