Ndahet nga jeta Frank Lucas, bosi i drogës që frymëzoi filmin “American Gangster”

905
??David Howells. 2007. NYC. Tel#+1 305 778-1846/+1 845 675-7496 [email protected] American Gangster. Frank Lucas, who's played by Denzel Washington in the film. Photographed in NYC
Sigal

Ndahet nga jeta Frank Lucas, mbreti famëkeq i drogës, jeta e të cilit frymëzoi skenarin e filmit “American Gangster”.

Lajmi është dhënë nga nipi i tij Aldwan Lassiter. “CNN” shkruan se Lucas u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare për shkaqe natyrore, në një institucion të kujdesit në Cedar Grove, New Jersey.

Lucas njihej si mbreti i tregtisë së drogës në qytetin e New York-ut në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 70, sipas të dhënave të biografisë së tij në “Gale Biography in Context”.

Lucas u bë i famshëm për kontrabandën e heroinës nga Azia Juglindore në zonën që u njoh si “Lidhja Kadaver”, ku ai fshehu drogën në arkivolin e ushtarëve që vdiqën në Vietnam.

Për shkak të kërkesës së lartë për heroinën e tij, të quajtur “Magic Blue”, Lucas thuhet se bënte 1 milion dollarë në ditë, sipas Contemporary Authors Online.

Lucas u arrestua në vitin 1975 dhe u dënua me 70 vjet burg nën akuzën për trafikim të drogës.

Në vitin e parë të dënimit, au u bë informator dhe shërbeu vetëm pesë vjet. Ai u lirua në vitin 1981, por u kthye përsëri në burg në vitin 1984 pasi u kap duke u përpjekur të shiste heroinë dhe kokainë. Ai u lirua përsëri në vitin 1991.

“Unë besoj se ai ishte shumë i keqardhur për degradimin e komunitetit tonë”, tha nipi i tij Lassiter.

“Dhe ai bashkëpunoi me shtetin … që të ndihmojë të nxirrte  shumë njerëz nga rruga. Atij thjesht i vinte keq. Unë duke qëndruar pranë tij ndjeja keqardhjen e tij për këtë. Ai e kuptoi se ajo nuk ishte jeta që donte”, përfundoi nipi.

Denzel Washington luajti rolin e Frank Lucas në filmin e vitit 2007, të drejtuar nga Ridley Scott.

Lucas la pas gjashtë fëmijë. Ai kishte dhe një fëmijë të shtatë që u nda nga jeta në vitin 2017. Gruaja e tij Julie, u nda nga jeta në vitin 2016.