Rriten temperaturat në Maqedoni, në disa vende shpërthejnë zjarret

491
Temperaturat sot në Maqedoni janë regjistruar mbi 40 gradë. Në pjesën e Shkupit, temperatura sot në mesditë u regjistrua në 40, në Kumanovë në 40 gradë, Tetovë 38 gradë, Strugë 39 gradë, Gjevgjeli 42 gradë, etj. Zjarret masive në zona të vendit kanë shkaktuar zjarre masive nëpër ara dhe fusha.
Në rajonin e Kumanovës janë regjistruar zjarret në disa zona periferike. Sipas njësisë së zjarrëfikësve në këtë qytet, orëve të fundit janë regjistruar disa zjarre, me ç’rast janë djegur serra dhe bari i thatë, duke u shpërndarë në hapësira më të mëdha.
Sigal