Rreth 6 000 fermerë, protestojnë kundër masave shtrënguese, të qeverisë greke

484
Rreth 6 000 fermerë dhe bujq, referuar policisë, të ardhur nga të gjitha rajonet e Greqisë kanë zhvilluar sot protesta në Athinë, në një tubim ku u shënuan incidente, kundër rritjes së taksave, një vendim i marrë së fundmi nga qeveria nën presionin e kreditorëve, BE-së dhe FMN-së.

Konfrontime fizike u shënuan në mesditë midis policisë dhe protestuesve që kërkonin me forcë të hynin në oborrin e Parlamentit. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.Fermerët më pas kanë goditur kordonin e policëve me portokalle, më pas është rikthyer qetësia. Sipas vlerësimeve paraprake të forcave të rendit, numri i demonstruesve ishte fillimisht 4 000 persona.

Protestuesit, shumica e së cilëve mbanin në duar flamuj të zinj dhe grekë, kishin ardhur nga i gjithë vendi, ku të paktën 3 000 ishin nga Kreta (jug), një qendër e madhe e prodhimit të perimeve dhe më shumë se 1 000 të tjerë të ardhur nga veriu i Greqisë.
Sigal