Referendum për emigrantët, Danimarka refuzon ligjet e BE

540
Kriza e rëndë e klandestineve, frika e pasigurisë dhe sulmeve terroriste, zhgënjimi i madh popullor nga apatia ekonomike, kanë bërë që qytetarët e Danimarkës të refuzojnë adaptimin e ligjeve të Bashkimit Europian për politikat kufitare, duke i dhënë goditjen e radhës bllokut të lodhur nga problemet e shumta.
Në një referendum të mbajtur pikërisht për këtë cështje, 53.1 për qind e danezëve votuan kundër propozimeve të qevrisë, të cilat u mbështetën gjithashtu edhe nga opozita vendase, 46.9 për qind votuan pro, teksa pjesëmarrja ishte 72 përqind më e lartë nga sa pritej. Disa analistë e kanë konsideruar votën kudër një mungesë besimi të qytetarëve danezë, por kryemisnitri Lars Lokke Rasmussen refuzon ta quajë një hap pas të vendit të tij, duke thënë se shkak është moszgjidhja e disa problemeve me bashkimin eruopian.
Lars Lokke Rasmussen: “Unë nuk e konsideroj një hap mbrapa, përkundrazi danezët kanë shënuar hapa përpara. Jam i bindur që qytetarët tanë janë në favor të një bashkëpunimi ndërkufitar mes policisë daneze dhe policive të vendeve të tjera evropiane, dhe se kjo është në fakt çështja kryesore. Arsyeja pse danezët nuk pranuan propozimet është ndjenja e pasigurisë dhe problemet me të cilat po përballet Evropa, si kriza e refugjateve etj”.
Kjo që ndodhi në Danimarkë apo edhe debatet brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasqyrojnë një skepticizëm në rritje brenda bllokut 28-anëtarësh, teksa Brukseli lufton për të zgjidhur hallet e shumta, duke filluar që me rriskun e falimentit të Greqisë, krizën e rëndë të refugjateve që nga lufta e dytë botërore dhe përhapjen e sulmeve tërroriste në kryeqendrat europiane nga miliatntët e Shtetit Islamik.
Sigal