Reagon Erdogan, Përgjaket fushata në Turqi, 2 të vdekur, 100 të plagosur në mitingje

411
Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur në Turqi, pas dy shpërthimeve gjatë një tubimi të opozitës në qytetin Dijarbakir, ku pjesa më e madhe e popullsisë është e etnisë kurde.
Ngjarja ndodhi vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në vend, por edhe pse autoritetet ia atribuan shpërthimin një defekti në një stacion elektrik, më pas kjo mundësi u përjashtua.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, e quajti shpërthimin në qytetin juglindor një provokim ideuar për të minuar paqen përpara zgjedhjeve.
Erdogan: “Fakti që incidenti ndodhi dy ditë para zgjedhjeve hedh pak hije mbi to, por ne do t’i mbajmë me doemos. Po bëjmë çdo përpjekje për t’i zhvilluar zgjedhjet nën kushtet më të mira të mundshme”
Gjatën tubimeve të Partisë Demokratike Kurde siguria ka qenë gjithmonë e lartë, për shkak të frikës nga incidentet, pasi fushata për të siguruar për herë të parë një vend në parlamentin turk ka qenë e ndezur.
Më parë, deputetët kurdë kanë arritur të hyjnë në parlamentin turk vetëm si të pavarur dhe asnjëherë të organizuar në një parti. Për liderin Selahatin Demirtas, partia e tij është sulmuar mbi 70 herë gjatë fushatës por është zotuar se përpjekjet e kurdëve nuk do të ndalen.
Sipas disa sondazheve, Partia Demokratike Kurde mund të marrë mjaftueshëm vende në parlament sa për t’i hequr shumicën absolute Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, themeluar nga Erdoan, por tanimë e drejtuar të paktën “de jure” nga Ahmet Dautollu.
Sigal