Qeveria Greke : Do të shëmben shtëpitë që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin

130

Zëdhënësi i Qeverisë Greke z. Dhimitër Tzanakopoulos  theksoi se Qeveria Greke është e predispozuar të përballet  me  interesa dhe të shembë  shtëpi të ndërtuara në kundërshtim me ligjin, me qëllim shmangjen e një katastrofe të  ngjashme në të ardhmen.

Përparësi e Qeverisë, vazhdoi ai, është një listë  me 2500 ndërtime informale  në zonë pyjore  dhe 685 shtëpi të tjera pa leje në zona bregdetare të Attikës. Nënvizoi gjithashtu se proçedurat do të jenë sa më të shpejta  të mundëshme dhe shtoi se Ministri i Energjisë dhe Ambientit do të ketë më shumë informacion,  që  sot, në lidhje  me listën e banesave informale.

Zëdhënësi Qeveritar  vuri në dukje se në Greqi janë depozituar ndërkohë  me qindra kërkesa  prej të prekurve nga zjarret. Ecuria e depozitimit të kërkesave është normale dhe deri dje ishin depozituar 429 kërkesa  në Rafina, në Marathona, në Kineta dhe në Ministri.

Për më tepër, që dje funksionon  linja telefonike me nr 210-6247000 në të cilën mund të komunikojnë të prekurit  nga zjarret dhe të informohen  për çështje që kanë të bëjnë ose me Ministrinë e Infrastrukturës  ose për çështje tatimore.