Rregulli i thjeshtë për të patur flokë të bukura edhe pas të 25!

875
Sigal

Një rutinë e rregullt e kujdesit të flokëve mund të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së problemeve të tilla si humbja e flokëve, zbokthin, thinjat etj. Çuditërisht, nuk është vetëm kozmetika, por edhe zakonet tona që mund të dëmtojnë flokët dhe të na pengojnë të marrim rezultatet e dëshiruara.

Çfarë duhet të bëni:

Përfshini më shumë perimet në dietën tuaj. Ato do ti ndihmojnë flokët tuaj të duken të shëndetshëm.
Zvogëloni sasinë e nxehtësisë që marrin flokët tuaj. Përpiquni të shmangni tharësit e flokëve, pjastrat apo marshat.
Mbroni flokët nga dielli duke veshur kapele ose duke përdorur sende speciale për mbrojtje nga dielli.
Maskat e flokëve mund të ndihmojnë shumë.

Maskat që përmbajnë vezë konsiderohen si një nga ato më të thjeshta dhe më të dobishme. Ju mund të përdorni ose një vezë të tërë ose një të verdhë të ndara nga e bardha. Gjithçka varet nga lloji i flokëve tuaj. Nëse jeni duke përdorur një vezë të tërë, përziejeni atë mirë dhe aplikojeni në flokë për 20 minuta. Maska e vezës duhet të aplikohet jo më shumë se një herë në çdo 2 javë.