Qeveria e Maqedonisë kalon ligjin për gjuhën shqipe

462
“Qeveria e Maqedonisë planifikon të mbyllë pjesën legjislative të Marrëveshjes kornizë dhe që ditën e djeshme në mbledhje të qeverisë të kalojë Ligji për gjuhët”, deklaroi zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani pas takimit të djeshëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Osmani për këtë informoi dhe kërkoi mbështetje nga presidenti Ivanov. Për ligjin e ri për gjuhët, ai pret mbështetje edhe nga VMRO-DPMNE opozitare, sipas tij, do të arrihej konsensus politik dhe ndërinstitucional rreth kësaj çështjeje, transmeton MIA.
Në mbledhjen e qeverisë, siç konfirmoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të prezantohet Informata për implementimin e Marrëveshjes kornizë.
Sigal