Putin flet për gjakderdhje, akuza të forta BE-së: Nuk do lejojmë kurrë…

574
Media serbe B92 shkruan se presidenti rus Vladimir Putin ka cituar Srebrenicën dhe Kosovën gjatë një paneli në Valdai.
Putin ka thënë se shpallja e republikave të vogla në shtete në kufi me Rusinë, do të sjellë gjakderdhje. Ai shtoi se Rusia kurrë nuk do ta lejojë këtë gjë.
‘Për sa kohë që çështjet politike mbeten të pazgjidhura, këto territore nuk gëzojnë një status të veçantë, dhe legjislacioni i amnistisë nuk ekziston, një vendim për mbylljen e kufirit midis Rusisë dhe republikave të panjohura do të sjellë një situatë të ngjashme me atë që u shfaq në Srebrenicë.
Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë dhe ne kurrë nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë “, tha Putin gjatë një paneli në Klubin Diskutues Ndërkombëtar në Valdai.
Ai tha gjithashtu se vendet anëtare të BE-së, duke mbështetur Kosovën, vetë filluan ngritjen e aspiratave separatiste në Evropë.
“Situata në Spanjë tregon sesa e brishtë mund të jetë situata edhe në një vend të zhvilluar. Kush mund të priste që diskutimi i ethshëm për Katalonjën të mund të çonte në një krizë të thellë politike shtetin spanjoll?’, ka thënë Putin. Sipas tij, qëndrimet e ndryshme të Europës ndaj Kosovës, Krimesë, Katalonjës, janë shembull se Europa është me dy standarde.
“Në situatën e Katalonjës, ne kemi parë dënimin unanim të Bashkimit Evropian dhe prej një numri shtetesh të tjera, të mbështetësve të pavarësisë, që duhej të ishin konsideruar më parë. Në të kaluarën ata në mënyrë efektive mirëpritën rënien e një serie të tërë të shteteve në Evropë, pa e fshehur gëzimin e tyre. Përse ishte e nevojshme, në një mënyrë të tillë të keqe, të vazhdonte situata aktuale dhe dëshira për të kënaqur ‘vëllain më të vjetër’ në Uashington, duke mbështetur pa asnjë rezervë përkrahjen e pavarësisë së Kosova?”, pyeti presidenti rus.
Sigal