Profil/ Ja kush është Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi

526
Vitet e fëmijërisë
Hashim H.Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit më 24 prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serb. Ai është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skënderajit. Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, ai filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon. Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 5 vëllezërve dhe motrave, ku kuptoi se ishte e nevojshme të dallohej. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore “Liria” në Turiqevc. Si fëmijë dallohej në rrethin e tij për interesimin që kishte për leximin e librave. Mësimet e mesme pastaj i ndoqi në Tuqevcë dhe Qendrën e Arsimit të Mesëm “Ramiz Sadiku” në Skenderaj.
Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 – 1997
Pas diplomimit Hashim Thaçi filloi të merret në mënyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asaj Kudsdsddshu. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdon më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut. Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet në krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekjet për ta burgosur më 1993. Ne kete periudhe ai eshte ndjekur nga policia serbe bashke me shokun e tij te jetes Xhelalin alias Xhelen me te cilin kishte kaluar vitet me te mira te jetes se tij.
Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e UÇK-së, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe të tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë me 20 vite burg, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari.
Lufta Çlirimtare 1998-1999
Hashim Thaçi ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia besoj Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Postin e mbajti deri më 19 shtator 1999, kur UÇK-ja u transformua në TMK.
Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, nga 6 deri më 22 shkurt 1999, Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.
Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).
Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 – 2007
Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për Transformimin e UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.
Në tetor të vitit 1999 së bashku më bashkëmendimtarët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).
Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lideri politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të viteve 2007 dhe 2010 në Kosovë.
Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.
Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës.
Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008
Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë. Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura në Kosovë më 12 dhjetor 2011 fiton PDK-ja në krye me Hashim Thaçin dhe përsëri rizgjedhet kryeministër për mandatin 2011-2014. Kryeministri ka deklaruar se derisa qeveria e kaluar në krye me të kishte qëllim shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, tashmë kjo qeveri e rizgjedhur ka qëllim integrimin e shtetit të Kosovës në mekanzimat më të rëndësishëm ndërkombëtar si NATO, BE, OKB, etj.
Aktivetit si Kryeminster 2007-2011[
Kriza politike 2010/2011 Deshtimi i kualiconit PDK-LDK
Ri zhgjedhja 2011 dhe fitorja e Zhedhjeve 2011
Krijimi i kualcionit PDK – AKR
Kryemister i Kosoves 2011 – 2014
Mardheniet me SH.B.A-te
Mardheniet me Turqinë
Politikat e jashtme
Ekonomia
Shendesia
Fitorja ne Zgjedhjet 2014
Kriza politike 9 mujore
Që nga 7 Prilli, Thaçi do të ulet në karrigen e kreut të shtetit, duke nisur kështu “Misionin e ri” të karrierës politike.
Sigal