Prishtinë: Rrahje në një diskotekë, tre të arrestuar

450
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar tre meshkuj shqiptarë në Prishtinë pasi janë përfshirë në rrahje me tre meshkuj të tjerë në një diskotekë.
Gjatë rrahjes janë përdorur edhe mjete të forta dhe të mprehta, siç janë thikat. Po ashtu, në vendin e ngjarjes Policia ka konfiskuar një sasi të dyshuar si marhihuanë dhe një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur në këtë incident. Si pasojë e këtij incidenti, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt.
Sigal