Prishtinë, pranga 3 personave të dyshuar për terrorizëm

440
Mediat kosovare raportojnë se janë arrestuar 3 persona të dyshuar për pjesëmarrje në vepra të terrorizmit.  Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani është shprehur për mediat kosovare se rreth orës 01:40 janë arrestuar personat e dyshuar të cilët po udhëtonin me dy automjete në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Njëra veturë e tipit Golf 2 ngjyrë të kuqe si dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe. “Ju njoftojmë se më datë 11.07.2015 rreth orës 01:40, në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan konkretisht afër liqenit të Badovcit njësitet relevante policore kanë arrestuar tre persona të dyshuar me dyshimin e bazuar në përfshirjen e veprës penale. Personat e dyshuar kanë qenë në posedim të dy veturave, njëra Golf 2 ngjyrë të kuqe dhe tjetra Pasat po ashtu ngjyrë e kuqe”,-ka thënë Kelani për mediat kosovare.  Ai ka ka shtuar se në automjete janë konfiskuar edhe një sasi e madhe provash materiale. “Personat e dyshuar, tanimë të arrestuar janë shoqëruar në stacionin policor për t’u marrë në pyetje, për procedura të mëtutjeshme policore”, ka thënë ai.
Sigal