Presidenti Obama po feston Ditën e Falënderimeve, e fundit në Shtëpinë e Bardhë

49
Presidenti Barack Obama po feston festën e Falënderimeve, e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Këtë vit, Shtëpia e Bardhë kishte përzgjedhur dy gjela Tater dhe Tot 18-javësh të cilët u shndërruan në simbolin e festës së falënderimeve.

Emrat e tyre ishin vendosur nga një konkurs i nxënësve në Ajoa, pikërisht në një nga fermat e së cilës ishin rritur. Në 69-vjetorin e kësaj tradite, Obama shoqërohej nga dy nipërit e tij.
“Më lejoni t’i përshëndes këta gjela trima, të cilët takuan fatin e tyre me kurajo dhe sacrificë… dhe na provuan se nuk ishin pula”, tha Obama.
Obama më pas mori një ton serioz kur iu drejtua popullit amerikan, ndërsa përfundoi edhe mandatin e tij presidencial.
“Në këtë festë falënderimi, dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj popullit amerikan për besimin që më keni dhënë mua gjatë këtyre tetë viteve të fundit dhe për mirësinë e pabesueshme që keni treguar ndaj familjes time”, deklaroi Presidenti i SHBA-ve.
Barack Obama tha se amerikanët kanë shumë gjëra për të qenë mirënjohës dhe për të tëenë faleminderit në këtë datë simbolike.