Presidenti Obama, përshëndet popullin turk për zgjedhjet fituara

469
Presidenti amerikan, Barack Obama i telefonoi dje homologut turk, Recep Tayyip Erdogan për të përshëndetur popullin turk, një javë pas zjedhjeve të fituara nga partia presidenciale. Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdogan siguroi më 1 nëntor maxhorancën absolute në Parlamentin turk, që e kishte humbur në muajin qershor. Pas zgjedhjeve, Shtëpia e Bardhë denoncoi presionet dhe shantezhet kundër gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore.

Obama ka zhvilluar biseda telefonike të ndara me presidentin Erdogan dhe kryeministrin, Ahmet Davutoglu për të përshëndetur popullin turk dhe për të diskutuar për samitin e G20-s që do të zhvillohet në Antalia”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë. Drejtuesit kanë biseduar gjithashtu për situatën në Siri dhe rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve të tyre të përbashkëta për të riforcuar opozitën e moderuar dhe për të rritur presionin ndaj grupit të Shtetit Islamik.

Ata përmendën gjtihashtu mjetet për krijimin e kushteve për një zgjidhje të negociuar të konfliktit, veçanërisht me një tranzicion politik. Antalia do të presë më 15-16 nëntor samitin e përvitshëm të presidentëve dhe kryeministrave të vendeve të G20-s. Lufta në Siri, lufta kundër Shtetit Islamik dhe ngrohja klimatike do të bëjnë pjesë në çështjet kryesore të diskutimeve.
Sigal