Postë me dron, Zvicra teston shpërndarjen e postës nga ajri

447
Dronët kanë qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të konsiderueshme. Përveç bojsskautizmit dhe gjurmimit të armikut, dronët gjithashtu janë përdorur në evente sportive si dhe në monitorimin e fermave dhe të kafshëve të egra në disa shtete të Amerikës.
Me avancimin e teknologjisë dhe sipërmarrjes, dronët e specializuar tashmë i shërbejnë dhe individëve.
Së fundmi, shërbimi postar i Zvicrës ka filluar testimin e shpërndarjes së postës me anë të dronëve. Posta Zviceriane së bashku me Swiss World Cargo janë duke punuar në këtë projekt me Silicon Valley start-up Matternet për të krijuar një rrjet postar ajror.
Matternet është e specializuar në zhvillimin UAV (mjet ajror pa ekuipazh) të cilat janë të lehta por mjaftueshëm të forta pët të transportuar ngarkesa deri në 1 kile për rreth 20 km vetëm më një karikim të baterisë.
Përdorimi intensiv i droneve pritet të realizohet brenda 5 vjeçarit të ardhshëm, ndërkohë që kompani gjigande në Amerikë si Amazon, janë lejuar në bazë të disa rregullave të përdorin drone për qëllime përfitimi.
Të transportosh gjëra nga shtëpia jote në shtëpinë e një mikut tënd, nuk duket aspak një ide e keqe, përkundrazi, është gjeniale!
Sigal