Policia gjermane arreston 400 protestues të dhunshëm

499
Më shumë se 400 persona kanë përfunduar në pranga pasi janë përleshur me policinë gjermane për të hyrë brenda konferencën e partisë të ekstremit të djathtë. Ngjarja ka ndodhur në Shtutgart ndërsa lëvizja e krahut të djathtë populist pritet të miratojë një qëndrim anti-islam. Një numër i madh protestuesish, disa prej të cilëve të dhunshëm janë mbledhur jashtë godinës ku do të mbahej ku kongres. Më shumë se 1.000 oficerë policie kanë rrethuar turmën e protestuesve të cilët kanë shkaktuar kaos duke vënë zjarrin gomave të makinave. “Islami është në vetvete një ideologji politike që nuk është në përputhje me kushtetutën”, u shpreh nënkryetari i partisë AFD, Allgemeine Sonntagszeitung.
Sigal