Policia franceze arreston 10 ekstremistë të djathtë, përgatisnin sulme kundër myslimanëve

519
Members of the French RAID police unit leave after searching the home of one of two men arrested in Marseille on April 18, 2017 after they were suspected of plotting an "imminent" attack in France, days from presidential polls. French authorities found guns and bomb-making materials after the arrest of the two men, sources close to the probe said. The items were discovered during searches in the southern city of Marseille after the suspects -- "radicalised" Frenchmen aged 23 and 29 -- were taken into custody, sources said. / AFP PHOTO / BORIS HORVAT
Sigal

Dhjetë persona të ekstremit të djathtë francez u arrestuan dje në mbrëmje në Paris me akuzën për veprime të dhunshme kundër fesë myslimane, sipas burimeve të hetimit.

Të 10 personat janë arrestuar në rajone të ndryshme, mes të cilave edhe nga ishulli i Korsikës.
Të dyshuarit kishin në “plan për të kryer veprime të dhunshme që synonte njerëzit e besimit mysliman”, tha një burim i afërt me hetimin.

Dyshohet se shefi i kësaj organizate ishte një punonjës policie në pension dhe pjesëtarët e këtij grupi ishin të moshës midis 32-69 vjeç.

Një burim tjetër tha se banda po kërkonte të godiste “njerëz të lidhur me islamin radikal”.
Franca është goditur nga një varg sulmesh ekstremiste që nga fillimi i vitit 2015, shpesh nga njerëz të cilët janë radikalizuar ose pretendojnë se kanë vepruar në emër të Daeshit.

Më shumë se 240 njerëz janë vrarë në sulme, duke përfshirë 130 të cilët kanë humbur jetën në një valë shpërthimesh dhe të shtënave kryesisht në netët e Parisit në nëntor 2015.

Të dyshuarit u monitoruan nga agjencia e inteligjencës DGSI e Francës, e cila kapi mesazhet që tregonin se po kërkonin të blinin armë, thanë burimet.

Franca është shtëpia e rreth 5.7 milionë myslimanëve ose pothuajse nëntë për qind e popullsisë, sipas një raporti nga instituti hulumtues me qendër në SHBA në fund të vitit të kaluar.