Policët italianë maskohen si trafikantë, arrestojnë katër shqiptarë me 322 kg drogë

505
Katër persona janë arrestuar nga policia italiane e cila bëri të mundur edhe sekuestrimin e 322 kg drogë. Të gjithë të rinjtë shqiptarë kishin hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian. I gjithë operacioni ka nisur falë vëzhgimit nga ana e policisë, së aktivitetit që kryenin të rinjtë në një lokal në zonën Borghese, në një zonë të njohur për aktivitetete të paligjshme e të lidhura me botën e drogës. Shqiptarët të moshës nga 23 deri në 33 vjeç shkonin në lokal dhe takoheshin me të rinj të tjerë. Veprimet e tyre dukshëm çuan policinë në përfundimin se shqiptarët shpërndanin drogë. Kësisoj, efektivë të policisë janë hequr si persona që kërkonin të blinin drogë. Në këtë mënyrë, policia ka arritur tek “burimi”, dy apartamente ku jetonin shqiptarët e ku magazinonin drogën. Në këto banesa policia ka gjetur rreth 322 kilogramë drogë (marijuanë) si dhe një sasi të konsiderueshme parash. Katër shqiptarët, emri i të cilëve nuk bëhet me dije, aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës, pasi mbi ta rëndon akuza e trafikimi të drogës.
Sigal