Pilotët harrojnë presionin e kabinës, lëndohen pasagjerët

512
Sigal

Më shumë se 30 pasgjerë indianë pësuan gjakderdhje në hundë e veshë pasi pilotët harruan që të rregullojnë presionin e kabinës.

Aeroplani i kompanisë Jet Airways që po udhëtonte nga Mumbai në Jaipur, u kthye në aeroport vetëm pak pas ngritjes.

Pasagjerët u dërguan në spital për të marrë trajtim.

Videot e momentit të frikshëm janë publikuar në Twitter ku shihen pasagjerët me maska.

Avioni Boeing 737, i cili mbante 166 pasagjerë, u ul në mënyrë të sigurtë.

Ministria e Aviacionit ka thënë se ekuipazhi i aeroplanit është pezulluar nga detyra në pritje të hetimeve.

Jet Airways tha në një deklaratë se fluturimi mëngjesit të së enjtes ishte kishte kthyer mbrapa për shkak të humbjes në presionin e kabinës dhe se i vinte keq për shqetësimet e shkaktuar ndaj pasagjerëve të saj.