Persona të armatosur rrëmbejnë zëvendësministrin e Drejtësisë në Bagdad

401
Persona të armatosur rrëmbyen sot në Bagdad zëvendësministrin irakian të Drejtësisë, Abdelkarim Fares, njoftuan zyrtarët. ”Zëvendësministri u rrëmbye nën kërcënimin e armëve nga disa të panjohur të veshur me të zeza”, tha një kolonel i policisë. Rrëmbimi ndodhi në zonën al-Bonuk, një rajon me maxhorancë shiite në verilindje të Bagdadit ku milicët e armatosur kanë një influencë të madhe. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, një numër i panjohur truprojash, rrëmbyer së bashku me zëvendësministrin, u liruan dhe vetëm ky i fundit mbeti në duart e rrëmbyesve.
Sigal