Përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë në Iran, 22 të vdekur

556
Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në total për shkak të përplasjes mes protestuesve dhe forcave të sigurisë gjatë protestave në Iran të cilat kanë nisur gjashtë ditë më parë. Nëntë vetë janë vrarë vetëm gjatë natës së kaluar. Protestat filluan në qytetin Mashhad, fillimisht kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por u përhap edhe më gjerë kundër qëndrimeve të qeverisë.
Gjatë persona humbën jetën në atë që përshkruhet si një tentativë për t’i marrë armët nga një rajon policie.
Mes viktimave raportohet se është edhe një djalë 11 vjeçar. Këto protesta në qytete të ndryshme të Iranit janë më të mëdhatë që prej zgjedhjeve presidenciale të shumë debatuara në vitin 2009.
Sakaq, bëhet e ditur se janë arrestuar qindra vetë. President i Iranit Hassan Rouhani është shprehur se protestat duhen konsideruar si një mundësi dhe jo si kërcënimin. Megjithatë ai bëri thirrje që të merren masa ndaj të gjithë atyre që thyejnë ligjin.
Mediat sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e protestuesve në pjesë të ndryshme të vendit. Autoritetet iraniane kanë reaguar duke bllokuar komunikimin përmes këtyre rrjeteve, duke u shprehur se një masë e tillë është marrë për të ruajtur rendin në vend.
Sigal