Përmbytet anija në Tanzani, shkon në 100 numri i të vdekurve

463
Sigal

Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytja e anijes në Tanzani.

Të paktën 100 njerëz raportohen se kanë vdekur nga incidenti i rëndë në liqenin Victoria.

Shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe mendohet se më shumë se 200 njerëz mund të jenë mbytur.

Përpjekjet e shpëtimit rifilluan të premten pasi u ndalën gjatë natës.

Anija MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora.

Mendohet se anija e mbingarkuar u përmbyt kur njerëzit në bord u zhvendosën në njërën anë ndërsa po ankorohej.

Zyrtarët thënë se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë por kapaciteti i saj ishte deri në 100 persona. Deri tani, 40 njerëz janë shpëtuar dhe janë në gjendje kritike.

Zyrtarët lokalë raportuan të enjten se 100 vetë ishin shpëtuar.

Reuters raportoi se personi që shpërndau biletat për udhëtimin gjithashtu vdiq, ndërsa regjistrimi i të dhënave ka humbur.