​Iraku propozon ligjin që lejon martesën e vajzave nga mosha 9 vjeçare

1700
Kur irakianët votuan në zgjedhjet e 30 prillit, kishin mundësinë të zgjidhnin mundësinë e të votuarit për partinë e cila ka propozuar ndryshimin e ligjit të martesave, duke e bërë legale përdhunimin në martesë dhe martesën e femrave në moshën 9 vjeçare.
Ligji, i cili vlen vetëm për shumicën e popullsisë së Irakut shiite, veçse është aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Irakut në muajin shkurt dhe është në rendë për tu votuar pas zgjedhjes së parlamentit të ri, raporton Washington Post.
Ligji ishte dërguar në Këshill nga Ministri i Drejtësisë, i cili është anëtar i partisë Islamist Fadila, dhe aleat i kryeministrit Nouri al-Maliki, i cili po kërkon mandatin e tretë.
“Ky është një tentim nga Fadila për tu treguar irakianëve se përfaqësohen nga shia dhe se duan të bëjnë të qartë identitetin e tyre para zgjedhjeve”, tha analisti politik, Hassan al-Shimari.
“Gjithçka po ndryshon në baza ditore dhe ndarja në mes të vetë shia po i mbanë të riorganizuar”, tha ai.
Sigal