Për herë të parë një grua ambasadore në SHBA e emëruar nga Arabia Saudite

397
Sigal

Arabia Saudite bën historinë, për herë të parë emëron një grua ambasadore në SHBA. Krejt kjo për të tentuar ti përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-në pas vrasjes së gazetarit, Jamal Khashoggi.

Princesha Reema bint Bandar do ta zëvendësojë në këtë pozitë princin Khalid bin Salman, i cili është vëllai i vogël i princit në pushtet.

Ai tashmë është caktuar zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa lajmin për këtë ndryshim në diplomacinë saudite e kanë bërë të ditur mediat shtetërore të Arabisë Saudite.

Ambasadorja e re do të përballet me qëndrimet armiqësore të ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa kundër Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe dyshimeve se princi Mohammed bin Salman është personalisht përgjegjës për këtë krim.

Zgjedhja e një përfaqësueseje të re diplomatike paraqet përpjekje të Riadit për t’i rregulluar marrëdhëniet me Uashingtonit, ndonëse kjo gjë nuk do të arrihet lehtë, të paktën me Kongresin”, ka thënë Kristian Ulrichsen nga Instituti “Baker”.