Familja e Michael Jackson i kërkon 100 milionë dollarë dëmshpërblim HBO

399
Sigal

Familja e Michael Jackson ka hedhur në gjyq HBO për shkak të dokumentarit “Leaving Neverland”, ku thuhet se këngëtari abuzoi seksualisht me dy djem të mitur.

Në padinë prej 53 faqesh, paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Anxhelos, janë kërkuar 100 milion dollarë shpërblim nga HBO për transmetimin e dokumentarit që ishte premierë në Festivalin e Filmit Sundance këtë vit.

Michael Jackson është i pafajshëm,”-thuhet në padi. “Në vitin 2005 ai doli në gjyq dhe u lirua nga akuzat.

Dhjetë vite pas vdekjes së tij ka ende njerëz që duan të përfitojnë nga suksesi dhe pasuria e Jackson.”