Sigal

Paris Hilton ka zgjedhur që në intervistën e fundit të dhënë për një revistë italiane, të zbulojë detaje nga jeta e saj personale. Biznesmenia ka treguar se vitin tjetër do i japë fund beqarisë dhe se mezi po e pret atë ditë.
“Në fillim kam menduar se do të jetoj përgjithmonë vetëm. Por pasi takova Chris mendoj se ai është një burrë i denjë, prandaj vitin tjetër ne martohemi”, tregon Paris.


Më pas ajo shtoi se dëshiron që nga kjo martesë të sjellë në jetë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, të cilëve ju ka menduar edhe emrat.
“Dëshiroj që të bëj një ceremoni madhështore dhe më pas të sjell në jetë dy fëmijë. Vajzën do e quaj London dhe djalin do e quaj Milan”, u shpreh ajo.
Duke qenë se vetë ajo quhet Paris, këto emra nuk ishin surprizë për fansat.