PD shpërndan 100 pako ushqimore për familjet skamnore në Gjakovë

425
Partia e Drejtësisë – Dega në Gjakovë për nder të festës së Kurban Bajramit, organizoi aktivitetin tradicional humanitar të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta. Në kuadër të këtij aktiviteti është realizuar shpërndarja e 100 pakove ushqimore për po aq familje në nevojë të komunës së Gjakovës. Me këtë rastë PD shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë donatorët që shprehën mirëkuptimin social, solidaritetin dhe humanizmin në vepër,duke vënë edhe kësaj adhe në dukje ndjenjën e sensibilizimit me nevojtarët.

Ky është viti i gjashtë radhazi që përmes këtij aktiviteti synohet sensibilizimi dhe solidariteti me kategoritë e veçanta, duke dashur që të përcjellim mesazhin e kësaj feste dhe të pasurohen sadopak sofrat festive. PD në fund,uron që të gjitha kremtimet fetare dhe kombëtare të jenë edhe një rast gëzimi, uniteti, paqe, tolerance, miresie dhe solidariteti, njëherit shpalosje e vlerave të larta shpirtërore ndërmjet të gjithë neve.
Sigal