Papa Françesku thirrje për “ndërprerje urgjente të zjarrit” në Siri

54

Gazeta Telegraf/ Papa Frençesku sot
bëri thirrje për “ndërprerje urgjente të zjarrit” në Siri, e cila
duhet të zgjasë së paku derisa të evakuohen banorët, e veçanërisht fëmijët, të
cilët pësojnë nga bombardimet.

“Nuk është në
rregull të shtyhet. Me këtë ndjenjë e përsëris thirrjen time. I lutem personave
përgjegjës me të gjitha forcat të sigurojnë ndërprerje urgjente të zjarrit, ta
miratojnë dhe ajo të respektohet, së paku derisa të evakuohen civilët, para se
gjithash fëmijët, të cilët ende janë të ngujuar për shkak të bombardimeve të
përgjakshme”, theksoi Papa.

Para mijëra
besimtarësh, të cilët u grumbulluan në Sheshin “Shën Pjetri” në Romë,
papa e theksoi ndjenjën e tij të “afërsisë me të gjitha viktimat e
konfliktit johuman në Siri”.

Gjatë bombardimeve të
vazhdueshme të disa pjesëve të qytetit Aleppo, që është nën kontrollin e
kryengritësve, vetëm dje jetën e kanë humbur 25 civilë.