Këshilli Ekzekutiv i UNESCO, sot shqyrton kërkesën e Kosovës për anëtarësim

450
Lajmi që Kosova ka aplikuar për anëtarësimi në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të njohur shkurtimisht si UNESCO, ka ngjalluar reagimin e qeverisë së Serbisë. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se vendi i tij do të bëjë çmos, që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, është themeluar në nëntor të vitit 1945. UNESCO, ka 195 anëtarë të rregullt dhe nëntë anëtare të asociuara, të cilat nuk kanë të drejtë vote. Udhëhiqet nga Konferenca e Përgjithshme dhe Bordi Ekzekutiv. Sekretariati, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, zbaton vendimet e këtyre dy mekanizmave.
Sigal