Paolo Gentiloni, kryeministëri i ri i Italisë

384
Sigal

Ashtu siç
parashikohej, brenda një kohe shumë të shkurtër Presidenti i Republikës Sergio
Mattarella mbylli konsultimet me partitë për krijimin e qeverisë së re.

Do të jetë Paolo
Gentiloni, ministri i Jashtëm i qeverisë së mëparshme, personaliteti i zgjedhur
për të kryesuar ekzekutivin e ri. Atij i kërkohet që të paraqesë sa më shpejt
listën e ministrave, në mënyrë që të mund të realizohet ajo që deklaroi kreu i
shtetit.

“Vendi, – tha ai, – ka
nevojë brenda një kohe të shkurtër për një qeveri me funksione të plota, sepse
ka detyrime dhe afate kombëtare, europiane dhe ndërkombëtare për të
respektuar”.

Hapi i parë më urgjent
pas krijimit të qeverisë mbetet ligji i ri zgjedhor. Aktualisht, për dy dhomat
e Parlamentit janë në fuqi dy ligje të ndryshme, sepse nuk ka përfunduar
procedura që do të çojë në homogjenizimin e situatës.

Gjatë natës,
ish-kryeministri Matteo Renzi, emri i të cilit po përmëndej si kandidat për të
krijuar një qeveri të re, në një mesazh në rrjetet sociale shkroi se po kthehet
në shtëpi dhe se dorëheqja e tij ishte serioze, e jo shaka.

E nëse nga njëra anë
tregon sesi këtë herë kthimi është ndryshe e mbyllet një kapitull i suksesshëm,
nga ana tjetër lë të kuptohet se nuk do të largohet përfundimisht nga politika,
e ndoshta edhe nga një post i ardhshëm drejtues në qeveri.

“Nëse do t’ia vlejë,
dhe ia vlen, do të përveshim mëngët. Miliona italianëve që duan një të ardhme
me ide dhe shpresa, u them se nuk do të lodhemi duke riprovuar dhe duke
rinisur”, përfundon ish-kryeministri, që u deturua të japë doreheqjen pas
dështimit në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës