Pakistan, Sharif në gjykatë për akuzat për korrupsion

540
Ish kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif, së bashku me vajzën dhe bashkëshorten e tij, u paraqitën sot para një gjykate në Islamabad, për t’u përballur me akuzat për korrupsion.
Të tre akuzohen për tri raste korrupsioni, pas daljes së dokumenteve nga një firmë ligjore panameze.
Sharif dhe anëtarët e familjes së tij kërkojnë që të trija rastet të shkrihen në një të vetme.
Muajin e kaluar, kur u njoh me akuzat ish kryeminsitri Sharif tha se ishte i pafajshëm.
Ai u shkarkua nga posti në korrik, me vendim të Gjykatës së Lartë, për t’iu nënshtruar gjykimit nën akuzën se kishte fshehur pasuri jashtë vendit si dhe për disa akuza të tjera për korrupsion.
Sigal