Pacolli: Daçiçit ia thashë në sy në Sarajevë, “betejën” e keni të humbur

600
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale të Ambasadorit të Kosovës tek presidenti i Gambias Adama Barrow ishte përgjigje e merituar ndaj propagandës serbe ndaj njohjeve që ka Kosova. “Akreditimi diplomatik dhe dorëzimi i letrave kredenciale i Ambasadorit të Kosovës tek Presidenti i Gambias, Adama Barrow, ishte përgjigjia më e merituar ndaj propagandës dhe qëllimeve malinje të Daçiçit dhe diplomacisë serbe për minimin e kredibilitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Ministrit të jashtëm serb ia thashë në sy në Sarajevë, mos më ndjek dhe mos shpenzo energji të kota, se betejën e keni të humbur. Më habiste fakti se si mediat tona raportonin lajme të tilla të rreme dhe pa verifikim faktesh, se kinse “Gambia do të tërhiqte njohjen”. E kam thënë edhe më herët se e ashtuquajtura “tërheqje e njohjes” nuk ekziston në të Drejtën Ndërkombëtare dhe kjo është vetëm propagandë serbe për të krijuar mjegull dhe hutim.
Sigal