OKB: 3,740 emigrantë kanë vdekur duke e kaluar Mesdheun

426
Sigal

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR)
thotë se 3,740 emigrantë potencialë e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, deri
tashi këtë vit.

Gjatë gjithë vitit të kaluar
numri i migrantëve të vdekur në përpjekjet e tyre për të arritur në vendet e
Bashkimit Evropian, ishte 3,771 vetë.

Zëdhënësi i UNHCR, William
Spindler, tha sot se numri i të vdekurve deri këtë vit është veçanërisht
alarmues.

Kjo është gjendja “më e keqe deri
tash që ndonjëherë e kemi parë në Mesdhe”, u tha Spindler gazetarëve në
Gjenevë.

Në vitin 2015, më se 1 milion
njerëz janë përpjekur të kalojnë nëpër Detin Mesdhe, ndërsa këtë vit deri tash
numri është 327, 800 vetë