Obama: Britania duhet të mbetet në BE

478
Presidenti amerikan, Barak Obama, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Britani, u ka bërë thirrje që britanikët të qëndrojnë në Bashkimin Evropian. Sipas tij, nëse Britania largohet nga BE–ja, atëherë ajo do të jetë më pak e aftë për të trajtuar terrorizimin, krizën e migrimit dhe çdo goditje ekonomike në ekonominë globale. Aleatët e kryeministrit besojnë që apeli i presidentit Obama drejtuar votuesve, do të ndikojë edhe në fushatën e referendumit, i cili do të mbahet në qershor, për anëtarësimin e Britanisë në BE. Ndërsa, një ndërhyrje e tillë nuk do të pritet mirë nga ministra euroskeptikë, të cilët kanë thënë se është e papërshtatshme që Obama të komentojë referendumin britanez. Presidenti amerikan, gjatë vizitës së sotme në Britani do të drekojë me Mbretëreshën Elizabetë (II) dhe më pas do ta takojë kryeministrin David Kameron.
Sigal