“Nuk është ndalim myslimanësh”/ Trump: Obama ka bërë të njëjtën gjë me refugjatët irakienë

482
Presidenti Donald Trump foli në lidhje me vettingun e tij ekstrem duke thënë nga Shtëpia e Bardhë se ai nuk po ndalon hyrjen e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, dhe se kjo politikë është ndjekur edhe nga Barack Obama.
“Politika ime është e ngjashme me atë që bëri Presidenti Obama në vitin 2011 kur ndaloi vizat për refugjatët nga Iraku për 6 muaj,” tha Trump.
Në urdhrin e Donald Trump përfshihet ndalimi për të emigruar në SHBA i njerëzve nga 7 vende, të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Trump gjithashtu tha të dielën se këto kombe – Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudan, Siri dhe Jemen- janë të njëjtat vende të identifikuara nga administrata Obama si burime terrori.
“Të tregohem i qartë, ky nuk është ndalim myslimanësh siç po e raporton media. Nuk ka të bëjë me fenë, kjo ka të bëjë me terrorin dhe mbajtjen e vendit të sigurtë. Ka mbi 40 vende në të gjithë botën, shumica e popullsisë të së cilave është myslimane dhe nuk janë të prekur nga ky urdhër,” sqaroi Presidenti i SHBA-së.
Sigal