14 milion euro Diamante, Kristale dhe Ar: Kjo është Pema e Krishtlindjes më e shtrenjtë në botë

564
Sigal

Në Marbella, një pemë e Krishtlindjes prej 14 milion eurosh: diamante, stoli dhe çanta ari të varura në degë

Diamante, kristale Sëarovski, shumë ar dhe bizhuteri të çmuara. Pema e Krishtëlindjes e bërë nga stilistja britanike Debbie Ëingham, e famshme për krijimet e saj ekstravagante dhe luksoze, është me të vërtetë jo e zakonshme: me vlerë 11,9 milion paund, pak më pak se 14 milion euro. Dekorimet u bënë gjithashtu duke ricikluar shumë xhevahire të markave të mëdha luksoze si Bulgari dhe Chanel, por ka edhe referenca për zbukurimet më tradicionale të Krishtlindjeve, siç janë engjëjt dhe arrëthyesja. Me një vlerë të tillë, kjo pemë, e vendosur në hollin e Kempinski Hotel Bahia në Marbella, Andaluzia (Spanjë), së shpejti mund të rrëmbejë titullin e ‘Pemës së Krishtlindjeve të Dekoruar më të shtrenjtën në botë’ të fituar në 2010 nga Pallati i Emirateve Abu Dhabi