Sigal

250 shtetas shqiptarë janë kthyer në 5 ditët e fundit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Shkaqet për kthimin e tyre kanë qenë në shumicën e rasteve mungesa e parave të garancisë që duhen për hyrjen në shtetin fqinj.

kjo situatë e kthimit masiv të shqiptarëve në Kakavijë vjen në një kohë tensionesh mes dy vendeve pas ngjarjes së Bularatit ku u vra Kostandinos Katsifas gjatë një shkëmbimi zjarri me policianë shqiptare.

Mesa duket të parët që po paguajnë kostot për ngjarjen e Bularatit janë shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Ata edhe kur dispononin garnci nga pala pritëse iu kërkonin më shumë të ardhura financiare. Vetë të kthyerit thonë se besojnë se kjo situatë lidhet me ngjarjen e fundit në Bularat.

Ditën e sotme ishte zv. Ministri i jashtëm grek ai që paralajmëroi se edhe negociatat mes dy vendeve do të varen nga hetimet për ngjarjen e Bularatit.