Netflix kap vlerën e 100 miliardë dollarëve

571
Dy vite më parë kompania zgjeroi aktivitetin në 190 vende të botës duke shpenzuar miliard dollarë në programacione.
Netflix shtoi 2 milion abonentë më shumë sesa kishte parashikuar Wall Street në tre mujorin e fundit të 2017-ës duke trefishuar fitimet nga shërbimi online i përmbajtjeve video.
Kjo bëri që vlera e Netflix të arrinte për herë të parë në 100 miliardë dollarë. Aksionet u rritën me 9 përqind në 248 dollarë dhe me 53% që nga viti i kaluar.
Dy vite më parë kompania zgjeroi aktivitetin në 190 vende të botës duke shpenzuar miliard dollarë në programacione.
Që nga Tetori deri në Dhjetor Netflix u rrit me 6.36 milion abonentë të rinj ku publikoi seritë “Stranger Things” dhe “The Crown.”
Së bashku me 1.98 milion abonentët e rinj, baza totale e përdoruesve të Netflix arriti në 117.58 milion.
Sigal