Në Hungari në orët e fundit kanë hyrë mbi 1000 emigrantë

72
Mbi 1,000 emigrantë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë hyrë në Hungari orët e fundit, ndërsa janë shoqëruar në qendrat e pritjes.
Vala e re e emigrantëve që arrijnë Bashkimin Evropian, vjen pasi autoritetet maqedonase kanë rihapur kufirin me Greqinë, duke lejuar hyrjen e rreth 7,000 emigrantëve gjatë tre ditëve të fundit.
Serbia dhe Maqedonia, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, po përballen me fluks të lartë emigrantësh të cilët përpiqen të arrijnë bllokun evropian përmes rrugëve të Ballkanit perëndimor.
Sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex, rreth 102,000 emigrantë kanë hyrë në BE përmes Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës në periudhën janar-korrik, të këtij viti, krahasuar me vetëm 8,000 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.