Ndahet nga jeta Zhelyu Zhelev Presidenti i parë bullgar jo komunist

424
Sigal

SOFJE – Presidenti i parë Bullgar jo komunist, Zhelyu Zhelev, ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare. Vdekja e ish-Presidentit është konfirmuar nga familja e tij, por pa specifikuar shkakun e vdekjes.

Zhelev ka udhëhequr Bullgarinë nga 1990-ta deri në vitin 1997, pasi fillimisht ishte përjashtuar nga partia komuniste gjatë diktaturës në 1965-ën, e gjatë viteve 1989 kish shërbyer si kryetar i partisë së djathtë demokratike.

Kryetarja e parlamentit bullgar, Tsetska Tsacheva, tha sot se “kontributi i Zhelev në rrugën evropiane të Bullgarisë, do të mbahet në mend gjithmonë”. Deputetët bullgarë mbajtën një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ish-Presidentit Zheley Zhelev.

Në vitin 2009, Zhelev mbrojti idenë se Bullgaria duhet të kthehej në një republikë presidenciale.