Mustafa: SHBA përgëzon Kosovën për Specialen

448
Kryeministri Isa Mustafa deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se, dje ka pasur një bisedë telefonike me ndihmës sekretarin amerikan Hoyt Yee, i cili ka shprehur mirënjohjen për Kuvendin dhe Qeverinë për miratimin e Gjykatës Speciale. Mustafa tha se ka marrë garanci nga Yee se SHBA do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në integrimin euroatlantik, të ndërtimit të demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi për shenjimin e demarkacionit mes dy shteteve. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se lidhja e marrëveshjes mes dy shteteve është në interes të të dyja vendeve, pasi shënon një konsistencë dhe përkufizim të shtetit të Republikës së Kosovës. Ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, tha se lidhja e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi shënon avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Sigal