Mogherini: “Bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në juglindje të Turqisë”

485
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini bëri sot thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në juglindje të Turqisë, e përfshirë në konfrontime të dhunshme midis forcave të sigurisë turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK-së).
“Bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në juglindje të vendit”, deklaroi Mogherini në përfundim të një takimi me udhëheqësit turq në Ankara, duke shtuar se Bashkimi Evropian (BE-ja) dënon në mënyrë të ashpër çdo formë dhune dhe terrorizmi.
Ministri turk për Çështjet Evropiane, Volkan Bozkir është kundërpërgjigjur pas deklaratës së Mogherinit, pasi vendi i tij synon të vijojë më tej luftimet kundër rebelëve kurdë. “Turqia si një shtet sovran do të vazhdojë luftën kundër çdo forme të organizatave terroriste, duke përfshirë PKK-në, e cila kërcënon aktualisht sigurinë kombëtare”, u shpreh Bozkir gjatë së njëjtës konferencë shtypi.
Sigal